Këlliçi: Ndalimi i korrupsionit, sjell 60 mln euro më shumë...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi prezantoi për banorët dhe bizneset e njësisë numër 9 në kryeqytet planin e tij për heqjen dhe uljen e taksave e e tarifave vendore. Këlliçi tha se lufta kundër korrupsionit në bashki do të jetë pa kompromise duke mbledhur nga taksat 60 milion euro me shume të ardhura në vit të cilat do të kthehen në investime.
Nga njësia Nr.9 në kryeqytet, ku zhvilloi një takim me banorë të saj, kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi, shpalosi planin për uljen dhe reduktimin e taksave e tarifave nga ku do të përfitojnë qytetarët dhe 41 mijë biznese dhe do te zbusë kostot e jetesës.
“Masa e parë do të jetë, zero e taksës së arsimit. E dyta, taksa për tokën bujqësore do të bëhet zero për pjesën që i takon bashkisë. Taksa e fjetjes në hotel do të reduktohet me 30%. Taksa e tabelës informuese do të reduktohet po me 30%. Taksa e truallit do të reduktohet me po 30% dhe taksa mbi ndërtesën do të reduktohet me po 30%. Këto janë të gjitha masa që ndihmojnë biznesin e vogël. Kam dhe dy tarifa që do t`i ulë me 50%. 1-tarifa e pastrim gjelbërimit. 2-Taksa më korruptive që është në kryeqytet është taksa për hapësirën publike, që çdo taksidar dhe çdo tatimor i bashkisë Tiranë e bën korrupsion, do të përgjysmohet.
Këlliçi u shpreh se lufta ndaj korrupsionit në bashkinë e Tiranës, do të rrisë të ardhurat që do të mblidhen nga taksat dhe tarifat vendore me rreth 60 milionë euro më shumë se sa aktualisht dhe do te përkthehen ne investime
“Sikur me vetëm 20% më shumë ta rris unë mbledhjen e taksave, do të thotë 60 milionë euro më shumë në Tiranë në vit. Do të thotë transport publik falas, do të thotë nja 25 shkolla të reja, do të thotë investime në rrugët e Tiranës, dhe janë qindra kredi të buta për çiftet që nuk ia dalin dot jetesës në Tiranë. Mbas 14 majit do të ketë luftë pa kompromis kundër korrupsionit. Të gjitha taksat që do të mblidhe në kryeqytet, do të kthehen në shërbime për ju”
Gjate takimit qytetaret ngritën shqetësime të shumta në lidhje me jetesën aktuale në këtë zonë, si ndotja akustike apo presioni i gjobave nga tatimet. Për ti dhënë zgjidhje të gjitha probleme, Kelliçi tha se në14 maj qytetaret të votojnë për largimin e së keqes Erion Veliaj dhe Edi Ramën.
/syri/