Arrestohet një shpërndarëse kokaine në Tiranë, 34-vjeçarja kapet me dhjetëra doza
Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarëse të drogave të forta, Denisa Bushkën, 34 vjeç, në kuadri e një operacioni të koduar si “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal.
Sektori i antidrogës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar operacionin duke arrestuar D.B, 34 vjeçe, banuese në Tiranë.
Arrestimi u krye në rrugën "Bill Klinton". Shërbimet e Policisë e kanë lokalizuar Bushkën dhe gjatë kontrollit fizik, i gjetën një sai kokaine si edhe 40 doza gati për shitje.
Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza nga 10-50 gramë dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./syri/