Igli Cara: Qytetarët duan ndryshimin në 14 maj, Durrësi është lënë në harresë!
Në A Show me Adi Krastën, në Syri Tv, kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Igli Cara, u shpreh se qyteti i Durrësit është lënë në harresë, teksa në lidhje direkte faktoi se si një nga rrugët me kryesore të qytetit gjendet në errësirë të plotë.
Cara tha se qytetarët e Durrësit duan ndryshimin në 14 maj.“Nga takimet që kam bërë me qytetarët gjatë kësaj periudhe kuptohet që ata duan ndryshimin. Unë në këtë periudhe jam në çdo zonë të qytetit. Në këtë moment që ne po flasim nëse do të fikim dritat e kamerave, ju nuk do të shikoni më nga mungesa e ndriçimit dhe po flasim për rrugën ‘26 nëntori’, pranë maternitetit të Durrësit. Një rrugë e njohur për Durrsakët, tek lagjja 8. Kjo gjendje është në 80 përqind të rrugëve të Durrësit. Dhe kjo do thotë që qytetarët nuk marrin shërbimin që ju takon. Çfarë është në thelb bashkia? Bashkia është një institucion që mbledh taksat e qytetarëve dhe t'i përkthejë ato në shërbime dhe përfitime për to. Të gjithë qytetarët e Durrësit pagujajnë pa përjashtim për ndriçimin e cila duhet t’ju kthehet atyre me ndriçim të rrugëve. Tani me faktin se 80 përqind e rrugëve janë në këtë gjendje në Durrës tregon shumë. Bashkia e Durrësit vetëm për vitin 2021 ka paguar për energjinë elektrike 850 milion lekë të vjetra, për mirëmbjatjen 312 milion lekë dhe për investimet e reja 418”, u shpreh Cara./syri/