Prill 14, 2023 08:18 Europe/Tirane
  • Ervin Bushati: Nuk kam qenë dakord me rikandidimin e Veliajt në Tiranë

Ish-kryetari i PS për Tiranën, Ervin Bushati deklaron se ka qenë kundër rikandidimit të Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës.

Në Çim Peka Live, Bushati tha se ka qenë i këtij mendimi pasi PS-së nuk im duhet një kryeministër në hije, duke shfrytëzuar bashkinë e Tiranës për këtë ambicie. Çim Peka: Keni deklaruar se Veliaj nuk duhet të jetë kandidat i PS për Tiranën... Pse keni ndryshuar mendim?Ervin Bushati: S'kam ndryshuar mendim. Unë kam thënë mendimin tim. S'ka nevojë për kryeministër në hije PS, që të përdoret si trampolinë. Megjithatë, forumet kanë vendosur të kandidojë, kështu që të gjithë janë pas vendimit të PS, këtë kemi ndryshe nga PD. E rëndësishme është të thuash mendimin tënd, ne kemi mundësi ta themi. Në të dy rastet ka një garë elektorale dhe një betejë politike. Gara elektorale e Belindit gati është e pamundur për mua, edhe matematikisht, betejën politike e ka të fituar, për të treguar që PD-ja e vërtetë nuk është ajo e vulës. Në anën tjetër garën e ka të lehtë kandidati i PS, betejën për të marrë vota sa PS në 2021, 200 mijë vota e ka të vështirë. /syri/