Spahia i përgjigjet Ramës: Shkodra është vlerë dhe qytetari, refuzon gjuhën e urrejtjes
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës dhe njëkohësisht kandidat për tu zgjedhur sërish në këtë detyrë si përfaqësues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Bardh Spahia i është përgjigjur me një mesazh plot kuptim turit të shefit të rilindjes nëpër Shkodër dhe në rrethinat e saj ku derdhi vrerin e përçarjes dhe kërcënimit për votuesit që të votojnë kandidatët e rilindjes
“Shkodra është identitet, dëshmi rezistence, vlerë dhe qytetari që nuk zbehet dhe as nuk mund të bëhet pis nga ata që edhe njëherë të vetme kur flasin për të duan ta njollosin”, shkruan Bardh Spahia në një mesazh të tij të cilin e ka publikuar në rrjetin social facebook.“Qytetaria Shkodrane e refuzon gjuhën e urrejtjes dhe baltosjes së qytetit tonë”, shkruan ai duke ju përgjigjur qëndrimeve të kreut të qeverisë./syri/