May 18, 2023 07:53 Europe/Tirane
  • Bandat me armë dhe hekura në Kavajë duke iu bërë presion demokratëve

Personat që shihni në foto janë segmente të krimit të organizuar që PS i dërgoi në Kavajë për të kërcënuar votuesit.

Fotot janë publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji i cili drejtoi fushatën e kandidatit fitues të opozitës, Fisnik Qosja në bashkinë e Kavajës.  Në pamje duken disa të rinj që mbajnë kapele dhe në duar kanë sende të forta si shufra hekuri dhe dru, por dyshohet se kanë qenë edhe të armatosur. Ata kanë qëndruar pranë qendrave të votimit në Kavajë në 14 maj, duke kërcënuar qytetarët që të votonin kandidatin e Edi Ramës. Salianji thekson se edhe pse opozita ka njoftuar policinë për prezencën e njerëzve të armatosur pranë vendvotimeve dhe se shantazhonin demokratët, uniformat blu nuk kanë ndërhyrë. "Dhjetëra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!", shkruan Salianji. 

Ai thekson se pavarësisht kësaj situate të tensionuar, strukturat e PD ia dolën të shmangin përplasjet. 

Postimi i plotëFitore e plotë e opozitës në Kavajë!Qytetarët e Kavajës përveç kryetarit i japin shumicën në kēshillin bashkiak opozitës!Kavaja i rezistoi presionit dhe dhunës! Gjithë administrata publike, çdo agjensi, drejtori e qeverisë por dhe institucione të pavarura si prokurorë, gjyqtarë apo njerëz të shërbimeve ishin në Kavajë për javë me radhë për të trysnuar, joshur apo kërcënuar votuesit!Nga të dhënat e shtabeve tona por dhe informacionet nga kundërshtari politik thuajse 2150 votues u sollën nga emigracioni duke ju paguar biletat për të votuar Partinë Socialiste!Dhjetra mercenarë apo persona të grupeve kriminale u paguan dhe u sollën në Kavajē për të kërcënuar votuesit! Rasti qe po ju tregoj në foton poshtë është incidenti i raportuar ku personalisht pata përplasje para qëndrës së votimit 2174 “Bizhdili”. Persona me armë dhe me hekura qëndronin afër qëndrave të votimit për të krijuar klimë frike dhe terrori! Policia as nuk pati guximin të ndërhynte pavarësisht denoncimit!Strukturat tona ia dolën me një fushatë të jazhtëzakonshme, me shpenzime minimale, me buxhet thuajse inekzistent por me vendosmëri maksimale për ti rikthyer bashkinë qytetarëve!Zgjedhjet nuk ishin të lira, të ndershme dhe të barabarta!/syri/