Banorët e Bërxullës vijojnë protestat: Nuk ndalemi, thirrja për Ramën
Banorët e Bërxullës janë rikthyer sërish këtë të diel në protestë për të kundërshtuar projektit të autostradës Thumanë-Kashar. Ata shprehen se nuk do heqin dorë nga pronat dhe e drejta e tyre, ndonëse vijojnë thirrjet për institucionet dhe kryeministrin Edi Rama që të reagojë dhe t’ju jap një zgjidhje.
Ka vijuar edhe këtë të diele protesta e banorëve të Berxullës, prej rreth 9 muajsh ata kanë bërë thirrje institucioneve lidhur me projektin Thuman - Kashar pasi çmimi që u është vlerësuar banesa dhe pronat është shumë i ulët.
Ndonëse nuk ka ende asnjë reagim nga institucionet ata shprehen se nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre për të mbrojtur banesat dhe pronat e tyre dhe sërish ju drejtojnë thirrje institucioneve ligjzbatuese dhe kryeministrit Edi Rama për t’ju përgjigjur dhe zgjidhur problemin.
Banorët e Bërxullës protestojnë kundër projektit të autostradës Thumanë - Kashar, nga i cili në total preken 22 banesa dhe mbi 35 hektarë tokë bujqësore./syri/