Qëlluan policinë me armë, gjykata e Kukësit jep masën për algjerianët e sirianët
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e ‘arrestit me burg me afat 3 mujor’ për 6 emigrantët sirianë, algjerianë e marokenë, të cilët pak ditë më parë u arrestuan ne kufirin e gjelbër në Morinë, një ngjarje kjo që u shoqëruar dhe me shkëmbim zjarri mes këtij grupi dhe policisë.
Ngjarja në fjalë ndodhi mëngjesin e së enjtes në pikën kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku u shënua një përplasje e armatosur mes grupit të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe policisë. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar, ndërsa një person arriti që të arratisej. Sipas avokates mbrojtëse e caktuar nga shteti Aurora Guska,të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.
3 prej emigrantëve të huaj kishin ardhur për herë të parë në Shqipëri që donin të ktheheshin në Greqi ndërsa 3 të tjerë janë përsëritës në tentativën e tyre për të kaluar kufirin.
2 të dënuar në Kosovë, me 14 muaj, kishin mësuar dhe shqip. I treti i është refuzuar azili në Kosovë.
Sakaq ndaj personave të prangosur janë ngritur akuzat ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.
Ayoub Bahhoo, 27 vjeç, me shtetësi algjeriane
Muhaned Nasir, 25 vjeç, me shtetësi siriane
Nagid Alabdahah, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Muhamed Shehab, 21 vjeç, me shtetësi siriane
Mohamed Radaëin, 20 vjeç, me shtetësi siriane
Rabii Lqadi, 40 vjeç, me shtetësi siriane/syri/