Qershor 02, 2023 09:40 Europe/Tirane
  • Rama zhvillon një takim të rëndësishëm me 'vëllain' e vogël në Bratislavë

Para disa ditësh rrjeti amerikan Fox News raportonte se Alex Soros, djali i miliarderit majtist, George Soros, e ka vizituar Shtëpinë e Bardhë të paktën 17 herë që kur Joe Biden mori postin.

Por Fox News nuk ka numuruar sa herë Alex Soros ka vizituar Shqipërinë qysh kur Edi Rama ka marrë pushtetin.

Djali i një miliarderi hyn e del në Shtëpinë e Bardhë sa herë do dhe viziton vende e realizon takime me krerë shtetesh, kryesisht të Evropës Juglindore, sikur të ishte ndonjë zyrtar i lartë shtetëror.

Ndoshta Alex Soros është edhe më shumë se kaq, ai është një lloj guvernatori modern për disa vende.

Nuk është e rrallë as pjesëmarrja e Alex Soros në çdo samit evropian apo ballkanik. Kujtojmë takimet e Ohrit, Beogradit, Podgoricës e Tiranës në kuadër të “Open Balkan”.

Alex Soros ishte në Shqipëri menjëherë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe komentonte projektin e Piramidës së Tiranës.

Si përherë, Alexi nuk ka munguar as në Samitin e fundit në Bratislavë, ku është shfaqur krahë vellait të tij, siç e quan ai Ramën.

“Me vëllain tim Edi Ramën në #Bratislavë, Edi është feneri i stabilitetit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe një fqinj i mirë për të gjithë, ai meriton më shumë atribute për këtë. Faleminderit për gjithçka që bën për #Shqipërinë, #Evropën dhe aleancën transatlantike vëllai im.”- shkruan Alex Soros në Facebook krahas një fotoje me Ramën.

Lidhja mes Ramës dhe Sorosit tashmë nuk është me sekret, okulte po, por jo sekret.

Ajo që është interesante është se Alex kërkon vlerësim më të madh për Ramën si fanar i stabilitetit në rajon pikërisht në një kohë kur tensionet në Veri të Kosovës janë në kulmin e tyre. Dhe Sekretari i Shtetit Blinken ka sulmuar në mënyrë krejtësisht të njëanshme vetë Albin Kurtin si përgjegjës për tensionet.

Edhe Alexi e quan fanar Edi Ramën pikërisht në një moment tepër kritik për Kosovën dhe Albin Kurtin.

Edi Rama ka mbajtur një qëndrim tepër të butë ndaj Serbisë. E ka relativizuar aq shumë situatën sa po në Bratislave tha se përqendrimi i ushtrisë serbe në kufi nuk është diçka për t’u shqetësuar.

Qëndrime këto që shkojnë të gjitha në favor të vëllait tjetër të tij dhe Alexit, Alexandër Vuçiç./syri/