Gazetarja: U la në burg një 74-vjeçar dhe u lirua Tahiri!
Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me vendimin e Gjykatës së Elbasanit për të liruar nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe mundësinë që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në banesën e tij.
Gazetarja Klodiana La dhe avokati i ish ministrit, Maks Haxhia janë përplasur në debatin mbi vendimin e gjykatës. Lala u shpreh se gjykata nuk mban të njëjtin standard mbi vendimin për lirimin nga burgu, ndërsa ka sjellë në vëmendje raste mes të cilave edhe ai i një 74-vjeçari që u mbajt në burg deri në fund për armëmbajtje pa leje, pavarësisht problemeve shëndetësore.
Haxhia nga ana tjetër ka ngritur tonet, ndërsa është shprehur se nuk mund të “kryqëzojmë” gjykatën se përse ka zbatuar ligjin në një rast, dhe jo në rastet e tjera.
Pjesë nga diskutimi në studio:
Lala: Tahiri duhet të dënohej për trafik, ose duhej të mos dënohej fare. Nuk ka shpërdorim detyre. Kur ai ishte ministër, Shqipëria ishte e mbuluar e gjitha nga kanabisi. Po çshtja është si kur vret një punonjës policie. Ose shkon në shtëpi i pafajshëm ose në burg përjetë.
Çdo ditë na vijnë qytetarë me të njëjtat kërkesa. Por gjykatat kanë favorizuar vetëm zyrtarët që kanë pasur probleme me drejtësinë. Pak orë pas arrestimit kanë përfunduar në spitalin e burgut, në spital privat apo edhe shtetëror.
Gjinaj: Ka raste të dallimit mes zyrtarit dhe qytetarëve. Rasti i pronave të Shëngjinit, dy prindërit janë dërguar në burg, ndonëse kanë fëmijë që qëndrojnë pa prindërit e tyre edhe pse janë të mitur.
Lala: Zyrtarët janë privilegjuar me drejtësinë e vjetër e të re.
Beçi: Tahiri hyri gabimisht dhe doli gabimisht. Nuk ka shpërdorim detyre në rastin konkret. Drejtësia duhej të hulumtonte në trafikun e narkotikëve në trajtën e grupit të strukturuar kriminal. Nëse nuk gjendej, le të shkonte në shtëpi e të mos priste drejtësinë e luksit.
Haxhia: Zonja Lala merre pak më me qetësi jo me kaq pasion. Zoti Tahiri lidhur me kërkesës i është përmbajtur ligjit.
Lala: Mos vër në gojën time fjalë që nuk i kam thënë. Nuk e thash të kundërtën.
Haxhia: Nuk ka asnjë akt ekspertimi për zotin Tahiri. Nuk ka marrë për bazë fakte nga ana jonë gjykata, por ka kërkuar akt ekspertimi me tre ekspertë.
Është plotësuar kushti i fëmijë të mitur në ngarkim.
Zotit Tahiri i ka ngelur 1 vit e pak nga dënimi. Vepra për të cilin është dënuar, është vepër që e quajmë që kur nuk kanë ku e procedojnë dikë, i drejtohen këtij neni. Vepra është me rrezikshmëri të ulët. Këto janë kërkesa të ligjit.
Lala: Për të saktësuar. Në asnjë moment nuk kontestova që faktet e zotit Haxhiaj nuk qendrojnë, por faktet ku është bazuar gjykate, është gjendja e bashkëshortes.
Po ashtu thashë që zoti Tahiri ka paraqitur sjellje të mirë në burg, dhe ligji parashikon se mund të aplikohet kjo dispozitë kur kanë ngelur më pak se dy vite nga dënimi. Pyetja ime është a është e ndjekur i njëjti standard edhe në raste të tjera.
Kemi raste kur Gjykata e Posaçme ka dashur muaj ta lirojë dikë edhe pse ka pasur disa akte ekspertimi. Ju personalisht keni pasur Selim Çekajn.
Haxhia: Nuk po kuptoj në vend të kërkoni gjykatave të zbatojnë ligjin, i thoni pse e zbatove për Haxhiajn.
Lala: Bëhet fjalë për standarde të dyfishta
Haxhia: Mos përfito se nuk jam në studio se ndryshe do flisnim ndryshe. Më shqetëson fakti që i kërkojmë gjykatës llogari pse zbatoi ligjin. Strasburgu ka sjellë rekomandime, KLGJ ka rekomanduar dënime alternative për të dënime alternative sepse ka një kosto shumë të lartë.
Natyrisht në bazë të disa kritereve.
Lala: Në burgun e Kosovës në Lushnje ku shihet edhe Tahiri, ka qenë një 74 vjeçar i dënuar për armëmbajtje pa leje, ka kryer burgun ditë më ditë edhe pse kishte probleme shëndetësore. Vetë ju keni folur për standarde të dyfishta.
në këtë rast i bie që fakti që dhjetëra qytetarë të thjeshtë të dënuar janë burgjeve, nga ana tjetër lirohet Tahiri, mua me duket standard i shtatë-fishtë
Haxhia: Tahiri u lirua sepse kishte apo jo të drejtë?
Lala: Unë jam gazetare. Po të sjell rastin e Selim Çekës që e ke pasur ti.
Haxhia: Ta kuptojë populli shqiptar, që gjykatat sot janë bërë trima të shkelin ligjin dhe frikacakë ta zbatojnë atë
Lala: Ju ekspert i drejtësisë ishit
Haxhia: Mos më trego mua ekspertin.
Lala: Jam ndër ato gazetarë që kur është bërë padrejtësi
Haxhia: Je edhe avokate
Lala: Jam me diplomë të marrë prej jush. Sot vetëm prindërit dhe fëmijët e bashkëshortët e zyrtarëve u sëmurkan. Të qytetarëve të thjeshtë jo.
Haxhia: Po them jam shumë dakord, duhen marrë masa që të zbatohet ligji edhe për ato raste.
Në zotin e rastin Tahiri gjykata është treguar e kujdesshme të zbatonte ligjin.
Lala: Enkelejda Hoxha u la në burg
Haxhia: Është gabim i gjykatës. Kanë frikë të zbatojnë ligjin.
Vasili: Atë po themi, kur ligji është zbatuar për zotin Tahiri strikt dhe jo për qytetarët. Ne si gazetarë i quajmë favorizime. Ka diçka që nuk shkon
Haxhia: Do ju sjell në vijim dhjetëra raste ë gjykatës së Elbasanit.
Vasili: Problemi është që nuk është e zakonshme për qytetarët por e zakonshme për zyrtarët.
Gjinaj: Deklarata e ambasadores Kim. Zhgënjyese favorizimi ndaj miqve të fuqishëm.
Haxhia: Komenti im është si qytetar për kontributin e ndërkombëtarëve për reformën në drejtësi është i ligjshëm çdo deklaratë në lidhje me drejtësinë. Pozicioni si avokat i çështjes, ambasada ka të gjitha mjetet, ashtu si ndërkombëtarët e atashuar në procesin e reformës në drejtësi, kanë mjetet të mbikqyrin vendimin, por jo të shprehen duke ndërhyrë. Duhet të kërkojnë institucioneve që të shohin nëse është gjykuar drejtë çështja.
Vasili: Po i jepni këshilla ligjore ndërkombëtarëve.
Haxhia: Thjeshtë po jap mendimin tim si duhet të funksionojë.
Vasili: E ka quajtur zhgënjyese dhe mos ndëshkim
Haxhia: Është e drejta e saj ta thotë./syri/