Qershor 08, 2023 08:55 Europe/Tirane
  • Hoxhaj: Banditët e Bashës dhunuan deputetë dhe gazetarë

Gazetari i SYRI TV, Julian Hoxhaj është shprehur se në mbledhjen e kryesisë së grupimit Basha të mbledhur dje është ushtruar presion nga njerez qe mbeshtesin ish-kryetarin për të vendosur nje vendimmarrje në garën fiktive në partinë e vulës.

I ftuar në 'Task Force' me Sonila Meçon në SYRI TV, Hoxhaj ka thënë se të gjitha këto ngjarje të bëra nga Basha e kanë vazhdën që nga 8 janari pikërisht për të dëmtuar partinë demokratike. “Nga edicioni i pasdites deputeti Saimir Korreshi ka deklaruar që u shkonin dhe telefonatat deputetëve që ndodheshin në mbledhje nga persona të tillë që ushtronin presion dhe trysni për të marrë pikërisht vendimmarrjen që i duhet zotit Basha për të hapur garën fiktive në partinë e vulës.

Më pas ne i kemi parë dhe i kemi dëshmuar dhe me video të filmuara nga vetë gazetarët  sesi janë trusnuar gazetarët, sesi janë kërcënuar dhe është përdorur një fjalor i ulët rruge nga këto persona që në në të shkuarën kanë pasur në partinë e vulës dhe poste drejtuese. Kjo ndodh sepse në këtë pjesë ky grupim i vogël që mbështet ende Lulzim Bashën nuk i intereson që të ketë zëdhënie publike të situatave të tilla.

Pra, nuk duan që njerëzit të marrin vesh  fytyrën e vërtetë të Lulëzim Bashës. Unë mendoj që lidhet drejtëpërdrejtë me vazhdën e të gjithë lojës ose punës  së heshtur dhe të nëndheshme që ka bërë Lulëzim Basha që nga 8 janari e këndej pikërisht për të dëmtuar demokratët, p[ër të demtuar partinë demokratike.” ka thënë Hoxhaj./syri/