Nëntor 22, 2023 10:08 Europe/Tirane
  • Tym e flakë në kuvend, mblidhet sot Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të Berishës

Mblidhet sot Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve të Berishës të cilët ndezën tymuese dhe flakë në seancën e 20 nëntorit ku ishte planifikuar të diskutohej projektbuxheti 2024.

Seanca u mbyll për 5 minuta dhe pr/buxheti kaloi me parim me 73 votat e PS mes kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve.

Deputetët e Rithemelimit shkuan herët në sallën e seancave plenare dhe përmbysën karriget e tyre pranë foltores, ku ishin rreshtuar punonjësit e gardës. Disa prej tyre ndezën tymuese pranë foltores dhe në tryezat e punës, ndërsa një prej tyre mori flakë.

Diplomacia ndërkombëtare është e shqetësuar për kaosin e krijuar në Kuvend. Ambasada e Shteteve të Bashkuara, në një koment mbi këto zhvillime, vë në dukje se “një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t’u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar”. 

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ambasada britanike, ambasada e Gjermanisë dhe ajo e BE-së./Shqiptarja.com

 

Tags