Nëntor 28, 2023 10:49 Europe/Tirane
  • Rama dhe Kurti, ‘bashkim’ i akullt në Ditën e Flamurit në qytetin e Vlorës

Në Vlorë është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar me rastin 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ceremoni e ngritjes së flamurit u zhvillua në orën 10:00 në Sheshin e Flamurit.

Të pranishëm në këtë aktivitet kanë qenë krerët më të lartë të shtetit: presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

I pranishëm në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit ka qenë po ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pas vendosjes së kurorave në memorialin e Ismail Qemalit, Albin Kurti ka përshëndetur dhe ka takuar duart me mijëra qytetarë të mbledhur në Sheshin e Vlorës, të cilët e kanë shprehur entuziazmin nga ky takim. Edhe pse ai u shfaq pranë Edi Ramës, ky ishte një ‘bashkim’ i akullt mes tyre.

Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë dhe krijimit të shtetit. Ismail Qemali, në vitin 1912, ngriti flamurin në Vlorë dhe e shpalli Shqipërinë shtet të pavarur./Syri

 

Tags