Nëntor 28, 2023 11:06 Europe/Tirane
  • Me flamuj kuqezi, qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë në Shqipëri për të festuar ditën e Pavarësisë: Festë e gjithë kombit shqiptar

Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Vlorës e Tiranës në këtë ditë të shënuar të 28 Nëntorit, shpalljes se Pavarësisë.

28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.

Me flamuj kuqezi dhe këngë patriotike qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut janë nisur drejt Vlorës e Tiranës në këtë ditë të shënuar të 28 nëntorit, shpalljes se Pavarësisë. Ata thonë se festa e Pavarësisë eshte një feste e gjithë kombit shqiptar kudo që ndodhet ndërsa kanë përcjellë edhe urimet për 28 nëntorin.

Mëngjesi i sotëm pati fluks qytetaresh e mjetesh në Morinë, një pjesë e te cilëve edhe të organizuar për të kremtuar 111 vjetorin e Pavarësisë.

Për herë të parë në vendin tonë do të organizohet “Parada e Shqiptarëve”. Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada do të mbledhë mbi 150 ansamble popullore. Parada të fillojë në orën 11:00.

Parakalimi fillon nga sheshi “Nënë Tereza”, si pika e grumbullimit, për të vijuar në drejtim të sheshit “Skënderbej”. Pasi të bashkohen të gjithë në sheshin “Skënderbej”, aty do të jetë ngritja ceremoniale e flamurit. 

Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës “Rrënjët Shqiptare” ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.

 

Tags