Dhjetor 25, 2021 18:07
Çdo krizë e madhe globale, ka vënë seriozisht në pikëpyetje tezat ekonomike klasike mbi rritjen ekonomike dhe rishpërndarjen e pasurisë. Kështu kriza financiare e vitit 2008, e cila nisi në SHBA si një kolaps në tregun e pasurive të paluajtshme, dhe u përhap me shpejtësi në mbarë globin, nxori në pah shkallën tronditëse të thellimit të hendekut mes një pakicë të vogël super të pasurish dhe pjesës tjetër të popullsisë.