-
Numri i të vdekurve në Gaza i kalon 14,500
Nëntor 23, 2023 09:05Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore intensive të regjimit izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 14.532 në ditën e 47-të të sulmit në territorin e rrethuar.
-
Hamasi lëshon një deklaratë për marrëveshjen e armëpushimit me regjimin izraelit
Nëntor 22, 2023 08:06Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) konfirmoi marrëveshjen e armëpushimit me regjimin izraelit të mërkurën në mëngjes dhe publikoi përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje që do të shihte një shkëmbim të ndërsjellë të të burgosurve.
-
Borell: Skenarët për të ardhmen e Gazës do t’i diskutojmë me ministrat europianë
Nëntor 21, 2023 10:05Telekonferenca emergjente e ministrave të Jashtëm të BE ku u diskutua për Lindjen e Mesme ka përfunduar. Borell, në përfundim të kësaj telekonference vuri në dukje se duhet të trajtohet me emergjencë kriza humanitare në Gaza, siç ritheksoi se duhet punuar për një paqe të qëndrueshme në rajon.
-
Kryediplomati i BE-së i bën thirrje Izraelit që t’u bindet rregullave të luftës
Nëntor 20, 2023 19:41“Izraeli duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur viktimat civile teksa vazhdon sulmet e tij ajrore dhe tokësore në Gaza kundër Hamasit”, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.
-
Raisi u bën thirrje krerëve të vendeve që të ndihmojnë për të ndalur krimet e Izraelit
Nëntor 20, 2023 19:13Pas vazhdimit të krimeve të regjimit izraelit kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Gazës, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit u dërgoi një letër krerëve të 50 vendeve, duke bërë thirrje për unanimitet dhe koordinim të vendeve të lira dhe të pavarura për të ushtruar presion mbi këtë regjim për të ndalur krimet në Gaza.
-
Kina ofron mbështetje për rivendosjen e paqes në Azinë Perëndimore
Nëntor 20, 2023 10:05Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, iu drejtua një delegacioni zyrtarësh myslimanë, duke shprehur gatishmërinë e Pekinit për të ndihmuar në rivendosjen e paqes në rajonin e Azisë Perëndimore.
-
Zyrtari i lartë i Hezbollahut: Dronët e Hezbollahut arritën përtej Haifës
Nëntor 19, 2023 10:53Duke theksuar vazhdimin e operacioneve të këtyre lëvizjeve libaneze në mbështetje të popullit të Gazës, një zyrtar i lartë i Hezbollahut njoftoi se dronët e Hezbollahut arritën në Haifa dhe përtej Haifës.
-
Amir-Abdollahian: Ne do t’i përgjigjemi çdo sulmi ndaj forcave iraniane në Siri
Nëntor 19, 2023 10:30Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, paralajmëroi se ne do t’i përgjigjemi fuqishëm çdo sulmi ndaj forcave iraniane në Siri.
-
UNRWA: Gaza merr vetëm 10% të ushqimit ditor
Nëntor 18, 2023 11:04Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) deklaroi se banorët e Gazës, të bllokuar nga regjimi izraelit, marrin vetëm 10% të ushqimit që u nevojitet çdo ditë.
-
Amir-Abdollahian: Amerikanët mbështesin vrasjet masive dhe gjenocidin në Gaza
Nëntor 18, 2023 11:10Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian ka paralajmëruar kundër një përhapjeje të pashmangshme të luftës së Izraelit në Gaza nëse regjimi sionist vazhdon gjenocidin ndaj palestinezëve në territorin e rrethuar.