Shqiperia
-
Uji i Krujës me fekale': 130 persona të tjerë në spital gjatë natës
Tetor 28, 2021 06:30Nga mesdita e djeshme e deri sot në mëngjes, në Krujë kanë qënë rreth 130 persona që i janë drejtuar spitalit për ndihmë. Fluksi më i madh ka qënë gjatë darkës.
-
Pas propozimit të PD, Rama nuk vonon: Të ngrihet menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore
Tetor 27, 2021 21:44Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për t’u ngritur një Komision i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
-
Falsifikuan dokumentet, arrestohen dy afganë, të akomoduar në Shëngjin
Tetor 27, 2021 14:50Dy afganë të akomoduar në Shëngjin janë arrestuar nga policia, pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar se kanë falsifikuar dokumentet e identifikimeve, të udhëtimit dhe formularët e vetëdeklarimit. Në pranga janë vënë dy shtetasit afganë me inicialet S. S.dhe S. K. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
-
EMRAT/ Ndryshojnë shefat e Komisariateve në Tiranë
Tetor 27, 2021 08:33Në kuadër të analizës së bërë në Policinë e Shtetit kanë vijuar lëvizjet në policinë e shtetit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë ndryshime të ka bërë ndryshime të shefave të komisariateve në Tiranë, Kavajë dhe Shijak. Ndryshimet:
-
A po lulëzon Bitcoin në Shqipëri? Çela i OSHEE: Vjedhja e energjisë zbuloi dy ferma në Tiranë e Krujë
Tetor 26, 2021 18:10Sinjalizimi për vjedhjen e energjisë elektrike nga OSHEE ka çuar në zbulimin e dy fermave të prodhimit të kriptomonedhës Bitcoin.
-
Helmimi masiv në Krujë, dalin analizat paraprake të ujit: Prezencë e lartë e ...
Tetor 26, 2021 13:03Bashkia e Krujës publikon reagimin e Ujësjellës Kanalizime në këtë qytet lidhur me situatën e krijuar ditët e fundit atje, ku qindra qytetarë kanë përfunduar në spital me shenja helmimi.
-
Sondazhi: Të rinjtë mbështesin masivisht Berishën
Tetor 26, 2021 08:00Foltorja e liderit historik demokrat, Sali Berisha, ka zbuluar një fakt shumë interesant: të rinjtë e mbështesin masivisht këtë lëvizje dhe drejtuesin e saj. Fotot dhe videot nga takimet e zhvilluara në qytete, por edhe bisedat e ish-kryeministrit Sali Berisha në zyrën e tij me të rinjtë, e konfirmojnë një fakt të tillë.
-
Deri në 1 janar jo rritje të çmimit të energisë elektrike, Ardian Çela dëshmon në Komision
Tetor 25, 2021 17:55Administratori i OSHEE Ardian Çela ka siguruar se çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë deri në janar të vitit 2022. Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Jashtëm, Çela theksoi se deri më tani enti rregullator nuk ka bërë aplikim për rritje tarife.
-
Lumi Vjosë kthehet në landfill, banorët kërkojnë përgjigje
Tetor 25, 2021 12:00Një pjesë e konsiderueshme e luginës së lumit Vjosë që shtrihet përgjatë fshatrave të Novoselës, është kthyer në landfill mbetjesh urbane.
-
Helmohen 50 qytetarë nga uji në Krujë, Rama kishte inauguruar Ujësjellësin para 25 prillit
Tetor 25, 2021 08:00Mësohet se 50 qytetarë janë helmuar në qytetin e Krujës. Ky helmim dyshohet se është shkaktuar nga uji i pijshëm.