Botë
-
Të paktën 29 migrantë vdesin pas fundosjes së dy anijeve në Tunizi
Mars 27, 2023 06:23Të paktën 29 migrantë kanë vdekur pasi dy anije të vogla u fundosën afër brigjeve të Tunizisë brenda disa orësh nga njëra-tjetra, thanë zyrtarët.
-
Tornado në SHBA, rrafshohet një qytezë e tërë në Misisipi
Mars 27, 2023 07:20Të paktën 26 viktima, dhjetëra të plagosur, shkatërrim masiv, dhe lagje të tëra të rrafshuara. Është ky bilanci që la pas tornado e fuqishme që goditi shtetet jugore të Misisipit dhe Alabamës.
-
OKB: Momenti drejt paqes në Jemen u nxit nga afrimi Iran-Arabi Saudite
Mars 17, 2023 09:38I dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, tha se momenti për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen është afruar nga një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Iranit për të rifilluar lidhjet mes tyre.
-
" Raketa më e madhe ICBM" është lëshuar për të paralajmëruar SHBA-në
Mars 17, 2023 09:37Koreja e Veriut e ka quajtur raketën që ka lëshuar gjatë testit të saj të fundit si raketën balistike ndërkontinentale (ICBM) më të madhe të vendit, duke thënë se e ka lëshuar atë si një paralajmërim për Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut.
-
Kievi do të marrë katër aeroplanë MiG-29 nga Polonia/SHBA reagon
Mars 17, 2023 09:36Polonia gjatë ditëve të ardhshme do t’i dërgojë Ukrainës katër aeroplanë luftarakë të tipit MiG-29. Këtë e ka bërë të ditur presidenti polak, i cili tha se Kievi do të marrë aeroplanët e parë nga aleatët e tij.
-
Rusia zotohet të hakmerret kundër "të gjitha provokimeve të SHBA"
Mars 16, 2023 08:39Pas rrëzimit të një droni spiun amerikan pranë territorit rus në Detin e Zi, Rusia paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se do të hakmerret "në mënyrë proporcionale" ndaj të gjitha provokimeve të ardhshme amerikane.
-
Grossi: Ekipi teknik i agjencisë do të shkojë në Iran pas disa ditësh
Mars 16, 2023 08:38Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, paralajmëroi vizitën e ekipit teknik të kësaj agjencie në Republikën Islamike të Iranit në ditët në vijim.
-
BE duhet 'të qëndrojë vigjilent' pas falimentimit të bankës Silicon Valley, thotë McGuinness
Mars 16, 2023 08:27Falimentimi i bankës së Silicon Valley duket se ka një ndikim "të kufizuar" në Bashkimin Evropian, por autoritetet duhet të "qëndrojnë vigjilentë" ndaj sagës dramatike që po shpaloset në tregjet ndërkombëtare, tha Mairead McGuinness, Komisionerja Evropiane për shërbimet financiare.
-
Amerika thirri ambasadorin rus
Mars 15, 2023 08:37Pas përplasjes së një aeroplani luftarak rus Sukhoi-27 me një dron amerikan MQ-9 Reaper mbi Detin e Zi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së njoftoi se SHBA-të kanë thirrur ambasadorin rus në Uashington.
-
Presidenti sirian mbërrin në Moskë për bisedime me homologun rus
Mars 15, 2023 08:36Presidenti sirian Bashar al-Assad ka mbërritur në Moskë në krye të një delegacioni të rangut të lartë për bisedime me homologun rus Vladimir Putin.